BallinaAktualitetSkandali i MSH/ Denoncimi: Kanë humbur jetën 12 qytetarë nga Covid dhe...

Skandali i MSH/ Denoncimi: Kanë humbur jetën 12 qytetarë nga Covid dhe jo 5 siç u raportua ne 24 orët…

spot_img
spot_img

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike Gazmend Koduzi, ka bërë një denoncim të rëndë lidhur me viktimat e Covid të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në statusin e tij në Facebook, Koduzi shkruan se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë në një prej spitaleve Covid dhe jo 5 siç u raportua nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Koduzi ka theksuar se një nga çështjet që ka cënuar besueshmerinë e institucioneve shëndetësore në sytë e qytetarëve është transparenca dhe vërtetësia e shifrave të publikuara.

Ai bën thirrje se nuk përmiresohet situata duke manipuluar shifrat, por duke investuar në forcimin e sistemit shëndetësor, zbatuar trinomin testim-gjurmim-trajtim, si dhe motivuar stafin mjeksor me 1000 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët kudo që punojnë.

Postimi i plotë i Gazmend Koduzit:

Nje nga ceshtjet qe ka cenuar besueshmerine e institucioneve shendetesore ne syte e qytetareve eshte transparenca dhe vertetesia e shifrave te publikuara. Ne nje nga spitalet covid dje kane humbur jeten 12 qytetare, nderkohe qe ne raportimin ditor jepen vetem 5. Nepermjet mos raportimit korrekt apo manipulimit te shifrave, edhe treguesit shendetesore qe maten bazuar ne keto te dhena nuk jane reale. Nuk permiresohet situata duke manipuluar shifrat por duke investuar ne forcimin e sistemit shendetesor, zbatuar trinomin testim-gjurmim-trajtim, si dhe motivuar stafin mjeksor me 1000 Euro per mjeket dhe 700 Euro per infermieret kudo qe punojne.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular