BallinaKryesoreTomor Alizoti ndër më të votuarit, anëtarësia kthen sytë thellë djathtas, respekton...

Tomor Alizoti ndër më të votuarit, anëtarësia kthen sytë thellë djathtas, respekton zërin ndryshe në PD

spot_img
spot_img

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike po ecën shumë mirë përmes një procesi tejet demokratik dhe që po jep frytet e veta pozitive. Pranë, Partisë Demokratike funksionon Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve që mund të konsiderohen senatorë të partisë për kontributin dhe detyrat që kanë mbajtur, emrat që ata kanë marrë në duart e tyre kanë qenë me mijëra, janë propozuar nga anëtarësia, ajo që quhet palca e e një force politike si dhe po aty rikthyen sërish për të marrë verdiktin. Në listën e më të votuarve nga baza e PD, është dhe Tomor Alizoti, përfaqësues i një familjeje te madhe si dhe i shtreses te ish-të përndjekurish politik.
Eshtë ky një sinjal i mirë që jep anëtarësia e PD, duke u kthyer thellësisht në rrënjët e së djathtës, por duke treguar që respekton edhe mendimin ndryshe kur ai i shërben për mirë forcimit të partisë dhe alternativës së saj qeverisëse dhe jo interesave meskine apo atyre te ngushta.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e pati emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë zotin Tomorr Alizoti.
Zoti Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistike dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.
Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.
Tomorr Alizoti ka spikatur dhe po spikat në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.
Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.
Kush është Tomir Alizoti?
I lindur më 6 dhjetor, 1976. Në vitin 2000 diplomuar për Studime Gjermanistike. Në vitin 2002-2003 diplomuar për pedagogji në gjuhën gjermane. Në vitin 2006 studime për sociologji në Manhaim, Gjermani.
Në vitin 2007ka  kryer Kolegjin Diplomatik në Berlin. Gjatë periudhës 2006-2010  diplomat, në gradën e sekretarit të parë në Berlin. Gjatë periudhës 2013-2014 diplomat në Berlin, sektori politik.
Gjatë speriudhës 2010-2013 pedagog në Universitetin Justiniani.  Gjatë periudhës 2014-2015 këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Aktualisht  pedagog.
Referime mbi politikën e jashtme në kuadër të Ministrisë së Jashtme Gjermane, në: Berlin, Slloveni, Estoni, Gjeorgji, Poloni, Rumani. Eshte antar i Dhomës së Diplomatëve, Berlin. StartNews

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular