BallinaKryesoreÇani: Basha kryeministri i ardhshëm, Rama bullist i niveleve të larta. Po...

Çani: Basha kryeministri i ardhshëm, Rama bullist i niveleve të larta. Po luan për..

spot_img
spot_img

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, gazetari Arjan Çani tha se Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Ndërsa për Ramën ai tha se është një bullist i niveleve të larta dhe se qeveris gabim.

Çani: Basha është si nata me ditën me Berishën. Mendoj se Basha është kryeministri i ardhshëm, nu ke di se kur, por i ka të gjithë cilësitë për të qenë. Bashën nuk e beson kollaj.

Kur ai të thotë diçka, ti nuk e beson, por këtë e ka në favor. Basha krijon një distancë higjienike, gjë që është e mirë në afatgjatë.

Vonë e kam kuptuar që Rama është një bullist i niveleve të larta. Rama është i tillë me gjithë dynjanë, por jo me mua. Është edhe i talentuar. Është trim edhe frikacak. Është orator edhe batutaxhi.

I mungon vetëm një gjë: qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh, por njerëzit duket se nuk e kanë këtë kriter kur voton. Unë mendoj se Rama po luan për një mandat të katërt.

Jam i bindur që Basha do të bëhet, por jo për faj të tij por për shkak të inxhinierisë së votave që Rama ka ditur të prodhojë.

Lela: A do ta presë PD Bashën dhe dy mandate të tjera?

Çani: Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri  e sigurt që Basha do të fitonte por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cenim, shumë të bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular