Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë për rimekembejn e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Në emisionin “Opinion” ku është i ftuar Rama solli edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që është bërë publike në media.
Rakipllari: Do ketë apo jo një paketë të tetë për rimëkëmbjen për ekonominë? Siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh?
Rama: Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër.