Kryeminsitri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” edhe në lidhje me kanabisin, duke u shprehur se kanabis do të ketë gjithmonë dhe lufta kundër tij do të vazhdojë.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për një fenomen, ndërsa i vënë përballë pamjeve nga gazetari artan Hoxha, Rama u shpreh se kjo është normale, pasi lufta nuk mbaron kurrë.
Pjesë nga biseda:
Fatjona Mejdini: Zoti Rama e keni menduar ndonjëherë se kemi dhjetëra shqiptarë të rinj jashtë nëpër vendet e huaja e shtëpi kanabisi..
Edi Rama: Dhe çfarë do të thotë kjo?
Fatjona Mejdini: Do të thotë që e kemi integruar…
Edi Rama: Jo moj..e paskemi integruar neve e? Ja paskemi mësuar neve Hollandës hashashin e? çfarë thua…
Kur e thithte Hollanda hashashin moj motra ime, nuk kishte shqiptarë që…po ç’po më thua tani. Ja paske mësuar ne, hajde hajde.. Po Hollanda është numër një në botë për drogë e për kultivime, çfarë po na tregoni tani.