BallinaBotaKoronavirusi mbërthen sërish botën, Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga...

Koronavirusi mbërthen sërish botën, Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia

spot_img
spot_img

Udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga Italia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së COVID-19, njoftoi sot qeveria britanike.

“Masë, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, raporton ATSh.

“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten me deri në 10 000 stërlina (11 000 euro), në rast të një vepre të përsëritur.

BM, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një vale të dytë të COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular