Një fitore të lehtë ka arritur Bayern Munchen në javën e katërt të kampionatit ku ka mundur modestët e Arminia Bielefeld me rezultatin 1-4 në transfertë.
Dy gola të Lewandowski dhe dy të Muller i dhanë fitoren bavarezëve për të marrë 3 pikë e radhës në Bundesliga dhe për t’u ngjitur në vendin e dytë në klasifikim.
Vendasit e kishin të pamundur t’i bënin ballë furisë së djemve të Flick dhe gjatë pjesës së dytë të takimit u përpoqën të mos pësonin më shumë. Goli i nderit u shënua nga Doan në minutën e 58.