Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro.
Lajmi konfirmohet nga policia, ndërsa bëhet e ditur se biznesmeni është ekzekutuar me armë në qendër të Himarës.
Biznesmeni i njohur është qëlluar për vdekje me pesë plumba, pranë një supermarketi, ndërsa policia ka marrë kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje dhe identifikuar autorin e krimit.