BallinaKryesoreHistoria e gjeneralit grek që i dhuroi Ibrahim Rugovës në vitin 1992...

Historia e gjeneralit grek që i dhuroi Ibrahim Rugovës në vitin 1992 një pistoletë me 200 fishekë

spot_img
spot_img

Një gjeneral grek në vitin 1992 i ka dhuruar Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200 fishekë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Merovci ka thënë se kjo pistoletë i ishte dhuruar në një takim përshëndetës më 19 korrik të atij viti.

Rugova i kishte Merovcit “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

“Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë””, ka shkruar Merovci.

Historia e gjeneralit grek që i dhuroi Ibrahim Rugovës në vitin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular