Plagosi me armë zjarri një shtetas, arrestohet 53 vjeçari i shpallur në kërkim për dy vepra penale.
Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në rrugën e tregut Kukës, kapën shtetasin me inicialet N.K., 53 vjeç, banues në Kukës.
Për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.