Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, pas dy javësh zhgënjyese ku arriti të merrtë vetëm një pikë.
Ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Arsenalit, i cili duhet thënë qe me Artetan në krye po zhvillon ndeshje me të vërtetë shumë të mira dhe që është i vështirë për t’u mundur.
Ndeshja u zhbllokua nga Sterling në minutën e 23, pas një topi të kthyer në qendër të zonës nga portieri i miqve. Ndeshja u karakterizua më pas nga raste të shumta nga të dyja krahët, por që sulmuesit e të dy ekipeve gabuan shumë përpara portës.
Më këtë fitore City ngjitet në vendin e 10 me 7 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje