Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia angleze pasi kultivonte ‘mall’ brenda një ferme në qytetin e Darwen.
Autoritetet tregojnë se aktiviteti kriminal u bë i ditur pasi banorët rreth fermës kishin njoftuar policinë.
Në momentin e aksionit të policisë, shqiptari u hodh nga dritarja e shtëpisë dhe u ndoq nga efektivët deri sa e arrestuan.
Oficeri i policisë u shpreh për mediat lokale se kjo fermë është pjesë e një grupi që merret me krim të organizuar pasi në banesë u gjetën pajisje me vlerë mijëra paund për të ndihmuar rritjen e ‘mallit’.
Shqiptari do të dalë para gjykatës ditën e hënë, ku do të njihet me masën e sigurisë që do merret ndaj tij.