BallinaSocialeShkëmbyen puthje në rrugë, çifti gjobitet me 400 euro në Milano

Shkëmbyen puthje në rrugë, çifti gjobitet me 400 euro në Milano

spot_img
spot_img

Një çift në Milano u gjobitën me 360 paund pasi shkëmbyen puthje në rrugë. Ata hoqën maskat, duke shkelur kështu rregullat e vendosura nga autoritetet me qëllimin frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Pasi ishin puthur, rrugës kur po shkonin në restorant, çifti u gjend i rrethuar nga 4 oficerë policie. Çifti, që përbëhej nga një burrë italian 40 vjeç dhe një grua polake, ishin të fejuar prej 2 vite e gjysmë.

Edhe pse ata i treguan oficerëve provat në telefon që ishin të lidhur, si video, foto dhe mesazhe, çifti pretendoi se vazhdonin të merreshin në pyetje nga autoritetet.

Mirëpo, detaji që i krijua probleme atyre pas verifikimit të dokumentacionit nga policia, ishte fakti se jetonin në dy adresa të ndara.

Pasi u identifikuan nga policia, ata thanë se u gjobitën me 400 euro (360 £) më 9 tetor, sipas udhëzimeve të qeverisë italiane për koronavirusin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular