Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur bashkëbisedimin me gazetarët sot me një lajm të rëndësishëm, dorëzimin e kallëzimit të PD në SPAK për inceneratorët.
“Kjo javë premton të jetë shumë e ngarkuar me zhvillime, – tha Basha. – Një nga këto sot është këmbëngulja jonë për të zbardhur një aferë, që ka përpirë tërë shumën e mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël, por në vend që të shkojë tek njerëzit, shkon tek një pronar që ndan paratë me një grusht njerëzish. Zhvillimi i rëndësishëm është denoncimi i depozituar nga PD në SPAK. Ndiqeni”.