Pandemia Covid-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri. Ditën e sotme ka humbur jetën mjeku nga Kukësi, Astrit Haziri. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim.
Fatkeqësisht, mjeku Haziri, 54 vjeç, nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë. Ai ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit. Haziri është mjeku i dytë që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët në muajin gusht ndërroi jetë pas infektimit, mjeku tropojan, Anibal Byberi.