BallinaAktualitetPaskal Milo zbulon planin e Greqisë: Çfarë do të ndodhë me ligjin...

Paskal Milo zbulon planin e Greqisë: Çfarë do të ndodhë me ligjin e luftës me Shqipërinë

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar se si do të veprojë Greqia me ligjin e luftës të cilin e mban ende në fuqi për Shqipërinë.

Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Milo u shpreh se në muajin Mars të vitit 2021, do të nënshkruhet një traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe do të përfshihet një nen për heqjen e ligjit të luftës.

Më pas ky traktat do të miratohet në Parlament dhe do të hiqet zyrtarisht ligji i luftës me Shqipërinë.

“Mendoj që mund të zgjidhet nga Marsi i këtij vitit që vjen, ku mbushet 25 vjet nga dita e nënshkrimit të traktatit të 1996, i cili ka skaduar që në 2016, dhe në traktatin e ri që mendohet të nënshkruhet do të vendoset një klauzolë, një nen për heqjen e ligjit të luftës. Traktati votohet në Parlament dhe merr formën e ligjit, kjo është forma”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular