BallinaKronikeU godit 8 herë me thikë nga i riu shqiptar, 27-vjeçari i...

U godit 8 herë me thikë nga i riu shqiptar, 27-vjeçari i plagosur kishte edhe një ditë nga dënimi me kusht

spot_img
spot_img

Një 20-vjeçar me prejardhje kosovare është dënuar nga Gjykata e Landit e Frankfurtit me katër vjet e tetë muaj burg si autori i një sulmi me thikë të kryer në qendër të Frankfurtit.

Në procesin e zhvilluar të hënën, gjykata ka konstatuar se ai kishte bërë tentativ vrasjeje.

Ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar u dënua me nëntë muaj dënim me kusht për  shkaktim të lëndimeve të rrezikshme fizike, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA..

Për arsye të panjohura, në mes të vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare, kishte shpërthyer një përleshje fizike në një natë maji të vitit të kaluar në Konstablerwache.

Megjithëse viktima ishte dorëzuar, 20-vjeçari, shtetas gjerman me origjinë kosovare, kishte nxjerrë një thikë dhe goditi tetë herë kundërshtarin në pjesën e sipërme të trupit.

Njeriut të plagosur rëndë iu desh të qëndronte në spital për dhjetë ditë. Përveç pasojave të rënda që ka shkaktuar sulmi i 20 vjeçarit, edhe fakti se ai tashmë kishte disa dënime të mëparshme u vlerësua nga gjyqtarët si rrethanë rënduese.

Vetëm një ditë pas krimit, ai duhet të mbaronte mbajtjen e një dënimi me burg për të mitur. Nga ana tjetër, gjykata nuk mundi të provonte se vëllai i tij kishte njohuri për thikën që kishte përdorur 20 vjeçari. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm./ Panorama/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular