Gazetari Alfred Peza ka komentuar veshjen e Edi Ramës gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peza tha se Rama “me atlete apo pa atlete” gjithmonë ka tërhequr vëmendje me veshjet e tij. Sipas tij kryeministri nuk mund të gjykohet nga veshja, pasi është ekstragavant.
“Me atlete pa atlete, me opinga pa opinga, me brekushe pa brekushe, Edi Rama nuk mund të gjykohet për veshjen pasi njihet për ekstravagancën e tij”, tha Peza duke mbrotjur zgjedhjen e Ramës për flamurin kombëtarë në gravatë.
Ndërkohë nga ana tjetër Mesila Doda u shpreh kundër veshjes së Ramës, duke thënë se nuk ishte një gjetje por një përdhosje e simboleve kombëtare./tvklan.al