Pas zgjedhjeve të së shtunës së kaluar, që konfirmuan qeverinë e drejtuar nga liderja popullore laburiste, Jacinda Ardern me një maxhorancë të konsiderueshme, Zelanda e Re numëron numrin më të madh të deputetëve të LGBTIQ në botë.
Mësohet se 12 nga 120 deputetë në Parlament janë lezbike, homoseksualë, biseksuale dhe transgjinorë. Mes këtyre, tetë u zgjodhën në Partinë Laburiste dhe katër mes të Gjelbërve.
Kjo i jep vendit përfaqësimin më të madh të dukshëm në botë duke kaluar Britaninë e Madhe që ka një proporcion prej 7%.
Kur Tim Barnett u zgjodh në Parlament në 1996, ai ishte i vetmi deputet i hapur homoseksual dhe vetëm i treti në historinë e vendit.
Zelanda e Re, vendi i parë në botë që njohu në vitin 1893 të drejtën e votës për gratë, pranoi në vitin 2005 martesat mes çifteve të të njëjtit seks dhe në 2013 legalizoi martesat homoseksuale.