Takimi i përlotur i një çifti të moshuarish pas 215 ditësh larg njëri-tjetrit ka prekur jo pak persona.
Ata u filmuan në Florida , ndërsa Joseph u shtrua në spital në mars, por nuk mund t kishte vizitorë për shkak të kufizimeve të COVID. Video e takimit të tyre u bë virale në rrjet.
Pasi Joseph shkon në shtëpinë e të moshuarve, për t’u bashkuar me bashkëshorten e tij prej 60-vitesh, ajo i hidhet menjëherë në krah.
“Të dua, më mungove shumë”, i thotë ajo të shoqit, ndërsa të gjithë të pranishmit u përlotën.