Një automjet është djegur gjatë natës rreth orës 1 në Vlorë
Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit në makinë, por dyshohet për djegie te qëllimshme.
Automjeti është shkrumbuar totalisht dhe është në pronësi të Olsi Kafazit, punonjës i ujësjellësit.
Policia po heton ngjarjen.
Njoftimi i policië:
Vlorë
Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.