Prokuroria e Elbasanit sot ka marrë në pyetje 4 kryebashkiakë të PS.
Pas kreut të bashkisë së Gramshit Klodian Taçe, është thirrur në ambientet e prokurorisë kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, i Belshit, Arif Tafani dhe kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private.
Kreu i Bashkisë së Belshit po ashtu është marrë në pyetje nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale
Ndërsa kryebashkiaku Gurra, është marrë në pyetje pasi ndaj tij ka një këllëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.