Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e Arben Ahmetajt dhe të Edi Ramës.
Mbrëmjen e djeshme Ahmetaj pretendoi se nuk ishte pjesë e grupit ministror që ka firmosur për inicineratorët. Por në fjalimin e tij në Elbasan, Rama e përmend Ahmetajn, si ‘ministri i financave nga Gjirokastra në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen’.
Më poshtë reagimi i Gazment Bardhit:
SPAK e ka shumë të thjeshtë të hetojë aferën e incineratorëve.
Mjafton të dëgjojë thëniet e kundërta të Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt në këtë video për të kuptuar se kanë një hall të madh për të fshehur.
Këta e kanë zgjidhur aq shumë qesen kundër interesit publik, sa nuk i shpëton dot askush.
Mafia e plehrave nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura me llogaritë në parajsa fiskale.
Denonco mashtrimet dhe vjedhjet e kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video.