Nga Shemsi Prençi
Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Një muaj e gjysëm më parë, kur në web faqen e Byrosë Kombëtare të Hetimit u shfaq një “leter bakalli” me disa disiplina te pregatitjes fizike nëpërmjet të cilave do testoheshin kandidatet e BKH-së, u ula dhe hodha ne fb për miqtë nje shkrim mbërthyer plot pesimizem për “rrugëtimin” që do bëjnë kandidatët.
Dje që u njohëm me kualifikimet e kandidaturave jam i bindur se “Drejtësia e Re”, po katandiset në një padrejtësi që do e dëmtoje shumë shoqerinë shqiptare dhe për një kohë shumë të gjatë.
Nga 424 kandidatë që i’u nënshtruan testit logjik, u kualifikuan plot 403 kandidatë dhe kjo u konsiderua një nismë pozitive, ku dominonin mes kandidaturave oficerë të spikatur të Policisë Shqiptare, oficerë nga radhët e ekselentave qe me ligjin e ri u rekrutuan dhe i’u nënshtruan kursit 6 mujor dhe u titulluan Oficerë të Policisë Gjyqësore, kandidatura nga radhët e Avokatisë etj.
Por pikërisht kur mendon se diçka po shkon mbarë, përsëri futet në hullinë e padrejtësisë dhe kjo ndodhi tamam në testin fizik që kisha paralajmëruar rreth një muaj më parë.
Plot 300 kandidatë, ndër ta shumë të spikatur në fushën e hetimit në Policinë e Shtetit, nuk kalojnë testin sepse nuk dinë të bëjnë “palosjet” dhe “pompat” e përcaktuara nga KryeByroistja e Byrosë Politike të BKH-së.
Tamam për të qeshur. . .
Struktura e shumëpritur për t’u ngritur me profesionistë e për të nisur hetime të thelluara dhe të kualifikuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, papritmas “mbetet në klasë” sepse në strukturën te BKH-së, kërkohen muskuj dhe jo inteligjencë, kërkohen “pompista” dhe jo hetues të profilizuar në fushën e penales dhe krimit të organizuar e anti-korrupsinit.
Tamam na u kujtua Byroja Politike dhe fenomeni Pali Miska, sepse edhe të kualifikuarit figurojnë :
Drejtues të Strukturave të Partisë Socialiste në nivel Bashkie, drejtues të organizatave te PS, ish kandidatë për Drejtues të BKH-së të skualifikuar në testin e Poligrafit, ish persona me precedent penal per grabitje me armë, magazinier, punonjes protokolli në institucione, sekretare në paradhoma të zyrtarëve të lartë, gardistë të caktuar në grup shoqërimi ministrash etj etj.
Tashmë mundet dhe duhet ta besojmë “seriozitetin” dhe maskarallëkun nëpërmjet të cilës kalon procesi i perzgjedhjes së hetuesve të Byros Kombëtare të Hetimit.
Keqardhje për Komisionin e Përzgjedhjes dhe shumë keqardhje për grupin e Monitoruesve qofshin edhe të huaj sepse kjo konsiderohet krim i organizuar dhe jo ngritje strukture per hetimin e krimit organizuar.
Muskujt s’të lënë në baltë pra 😜