BallinaUncategorizedMotrat përfundojnë në polici/ ‘Më goditi me grusht, më nxorri gjak nga...

Motrat përfundojnë në polici/ ‘Më goditi me grusht, më nxorri gjak nga hundët’

spot_img
spot_img

Kushdo që ka motër i njeh fare mirë mëritë dhe sherret e vogla apo edhe të mëdhatë dhe që ndizen që nga prekja e sendeve të tualetit deri tek përdorimi i rrobave. Kush nuk ka veshur fshehtas një rrobë të motrës së madhe apo të motrës së vogël dhe më pas kur është kthyer në banesë është ndodhur nën sulm.

Ngjan si një sfidë e pambarimtë, por që përherë shuhet pa asnjë pasojë dhe historitë tregohen brenda mureve të shtëpisë si barsaleta apo mes miqsh vite më pas.

Por dy motra e kanë ndarë përleshjen me njëra-tjetrën në polici. Molla e sherrit ishte një bluzë e veshur pa leje. E nxehur motra që i ishte veshur T-shirt ka telefonuar policinë që nuk kishte nga ja mbante, por ka mbajtur fjalë për fjalë secilin nga qëndrimet derisa të dyja motrat, pasi janë pajtuar kanë dalë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dosja u regjistrua në komisariatin numër katër dhe të dyja motrat dorëzuan kallzim për njëra-tjetrën. A.D e moshës 28 vjeçe tregon sipas burimeve të “Si” se u kthye nga puna si normalisht dhe u shtri për të pushuar. “U kthye në shtëpi. Motra e vogël T. që sapo hyri bërtiti -pse e ke veshur bluzën time dhe kërkoi që ta hiqja direkt. U mundova ta qetësoja, por ajo më goditi me grusht, më kapi nga flokët dhe më shtriu në dysheme. U përpoqa të vetmbrohem dhe ta qetësoj, dhe vura re që më doli gjak nga hundët, në këtë çast T. ndaloi së godituri”. Në nerva e sipër motra e madhe ka dalë nga shtëpia duke e lënë të motrën të çoroditur në mes të shtëpisë, ndërsa ka telefonuar policinë.

Motra e vogël edhe ajo me arsim të lartë u thirr menjëherë në polici dhe ka dhënë me shkrim qëndrimin e saj që iu bashkangjit dosjes.

Ajo tregon se pak përpara se të linte punën, e motra i nisi foton e T-shirt të grisur . “U nxeha dhe filluam të shaheshim në telefon dhe motra më tha se nga inati do ti vishte të gjitha rrobat e mia. Kur hyra në shtëpi pashë që ajo kishte veshur një bluzë tjetër timen dhe filluam të goditeshim” tregon e reja . “Më vjen turp për këtë që ndodhi dhe që debati shkoi deri në rrahje. Kur më telefonoi policia u habita dhe nuk e prisja që motra të bënte kallzim për mua. Por edhe unë jam dëmtuar pasi A. më nguli dhëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët. Mami u mundua të na qetësojë, por A. doli me nerva” rrëfen në komisariatin numër katër T. Pavarësisht paqes mes dy motrave në polici, zyrtarisht policia pohon se ka urdhëruar ekspertim mjeko ligjor për të dyja, dhe se secila kishte shenja në fytyrë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular