BallinaAktualitetCOVID ka vrarë gripin? Rastet bien me 98% në të gjithë globin,...

COVID ka vrarë gripin? Rastet bien me 98% në të gjithë globin, ekspertët flasin për fenomenin intrigues

spot_img
spot_img

Ndërsa rastet me koronavirus po rriten, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar jo pak për rrezikun e infektimit në të njëjtën kohë edhe me virusin e gripit. Kjo bëri që shuam vende të fillonin menjëherë vaksinimin e grupeve më të riskuara me vaksinë e grupit. Por duket se ka ‘një problem kurioz’: gripi, me sa duket, është zhdukur.

Sipas “Daily Mail”, zhdukja filloi ndërsa COVID-19 vuri botën nën pushtetin e tij në fund të sezonit të gripit në mars. Ndërkohë, të dhënate mbledhura nga OBSH tregojnë një rënie dramatike të rasteve të të sëmurëve me grip dhe duket se kjo është bërë një trend befasus në të gjithë botën.

Në Australi, vetëm 14 raste pozitive me grip u regjistruan në prill, krahasuar me 367 gjatë të njëjtit muaj një vit më parë, një rënie me 96%. Në Kili, vetëm 12 raste të gripit u zbulua midis prillit dhe tetorit.

Në Afrikën e Jugut, u regjistruan vetëm dy raste të gripit, një rënie prej 99% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në Britani janë regjistruar vetëm 767 të sëmurë me grip, nga 7000 një vit më parë.

Globalisht, vlerësohet se nivelet e gripit mund të kenë rënë me 98 përqind krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar

‘Kjo është e vërtetë’, thotë Dr David Strain, pedagog i vjetër klinik në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Exeter. ‘Nuk ka dyshim që po shohim shumë më pak incidenca të gripit.’ Atëherë, ku ka shkuar gripi?

Ka teori intriguese, njëra më e çuditshme se të tjera.

Ka nga ata që pretendojnë se rastet e gripit nuk janë zhdukur fare, por përkundrazi janë duke u regjistruar si Covid-19. Skeptikët thonë se testet Covid nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis koronavirusit dhe gripit.

Dr Elisabetta Groppelli, virologe dhe pedagoge në shëndetin global në St George’s, Universiteti i Londrës, shpjegon: ‘Gripi dhe Covid-19 shkaktohen nga viruse shumë të dallueshme, dhe kjo është e qartë për t’u parë në mikroskop. Nuk ka asnjë shans të gabosh njërën me tjetrën – fragmenti i materialit gjenetik viral nga koronavirusi duket si pak spageti, ndërsa materiali gjenetik i gripit për të cilin provojmë duket si tetë copa makarona penne. ‘

Një shpjegim tjetër bindës sugjeron praninë e SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, në një farë mënyre ka ‘grumbulluar’ virusin e gripit.

Kur një individ është i infektuar me një virus, ka më pak të ngjarë të infektohet nga një tjetër gjatë asaj kohe për shkak të diçkaje të quajtur ‘ndërhyrje virale’.

Eksperti i virusit Profesor James Steëart, në Universitetin e Liverpool, thotë: ‘Qelizat e sistemit imunitar vijnë dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksionit të parë dhe nëse vjen një tjetër virus, e njëjta përgjigje do ta luftojë atë’

“Viruset janë parazitë. Sapo të hyjnë në një qelizë, ata nuk duan që viruset e tjerë të konkurrojnë. Kështu që virusi tashmë në trup do të dëbojë parazitët e tjerë në mënyrë efektive”, thotë ai.

Në nivelin e popullatës, do të thotë se nëse mjaft njerëz kanë një virus, të tjerët nuk do të kenë ku të shkojnë dhe nuk mund të përhapen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular