BallinaKronike"Ishte e pushtuar nga xhindet", gjendet 26-vjeçarja shqiptare, ishte zhdukur prej 6...

“Ishte e pushtuar nga xhindet”, gjendet 26-vjeçarja shqiptare, ishte zhdukur prej 6 ditësh

spot_img
spot_img

Pas 6 ditësh e zhdukur është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skënderaj e Kosovës.

Lajmi është dhënë nga  kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili në rrjetet sociale është shprehur se ekipi mjekësor do t’i ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.

“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.

26-vjeçarja Egzona Islam Ferati nga Kosova humbi kontaktet me familjen e saj në datën 19 tetor.

Familjarët u shprehën se nuk është hera e parë që vajza largohej nga familja, pasi ajo është e pushtuar nga xhindet.

Një ditë më parë, kryetair i komunës pati dhënë alarmin për zhdukjen e Feratit, duke apeluar për ndihmë për gjetjen e saj.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islam Ferati. Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi. Njëkohësisht bëjë apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente. Uroj që Egzona të gjindet sa më shpejtë, shëndosh e mirë!”, shkruan kreu i komunës një ditë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular