Ka marrë flakë në ecje një automjet tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Automjeti është djegur pjesërisht teksa shoferja A.A, ka shpëtuar pa lëndime, njofton policia.
Nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale teksa grupi hetimor po heton për shkaqet e djegies së automjetit.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.