BallinaAktualitetShtrëngata dhe stuhi shoqëruar me rrufe/Këto janë ditët e javës së ardhshme...

Shtrëngata dhe stuhi shoqëruar me rrufe/Këto janë ditët e javës së ardhshme që do të kenë reshje me intensitet të lartë

spot_img
spot_img

Reshjet e shiut duket se do të jenë prezente gjatë gjithë javës së ardhshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shtrëngata shoqëruara me stuhi.

Mesjava duket se do të jetë më e ngarkuar me reshje.

Parashikimi

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim  të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultesirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten  prezente të herëpashershme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte  parashikohet  të kenë  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24 orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular