olicia ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pati të shtëna me armë. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një 26-vjeçar, Emiljo Çelaj, pasi ka qëlluar në ajër me armën tip pistoletë.
Po ashtu është shoqëruar dhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit.
Fatmirësisht nuk ka të plagosur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë
Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.
Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.