E dërguara e Edi Ramës në Rrogozhinë, Elisa Spiropali është gjendur përballë një furtune akuzash nga të rinjtë e Kryevidhit.
Gjatë një takimi në këtë zonë, të rinjtë kanë akuzuar Arben Ahmetajn fillimisht dhe më pas qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Të rinjtë akuzojnë Spiropalin dhe qeverinë se nuk u ka ofruar asgjë të rinjve të kësaj zone.
Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Të rinjtë e Kryevidhit ja përplasin në fytyrë mashtrimet ndrikull Spiropalit!
Ju lumtë!!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.