Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e sotme, duke thënë se ka dashur të vrasë Rexhep Meidanin në fund të viteve ’90.
Ai thotë se e shikonte atë si kundërshtar dhe se në Partinë Demokratike në atë periudhë i thoshin se ka vrarë Azem Hajdarin.
“Për cilët politikanë po flasim? Këta që bëjnë sikur zihen e ndajnë bashkë tenderat dhe paratë publike. Unë kam qenë deputet 29 vjeç. Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin. Se ne na thonin në parti që ka vra Azem Hajdarin. E shikoja si kundërshtar. Tani kur i shikoj tek i japin dekorata, më duket hipokrizi.
Ai është komunist. Unë skam pasur asnjë pjesëtar të familjes në Partinë Komuniste. E vetmja parti që s’ka dalë nga zyrat e Ramiz Alisë apo nga zyrat e sigurimit”- tha Murrizi në “Open”.
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2020/10/26/kam-dashur-te-vras-rexhep-meidanin-se-na-thoshin-se-deputeti-ben-deklaraten-e-pazakonte/ […]
Comments are closed.