Kanë kaluar momente tmerri familja e Fidel Caushajt nga Vlora, e cila ra pre e disa persona që tentuan ti grabisnin. Vetë i zoti i shtëpisë ka treguar për News24 ato momente, ndërsa thotë se autorët u prezantuan si “Policia e Shtetit”.
Çfarë ka ndodhur?
Erdhën për grabitje prap natën e dytë. Bën kontroll nuk gjetën gjë. Se çfarë bënë te shtëpia ata, unë nuk i kam, edhe sot akoma nuk e di.
Këna kanë qenë të maskuar?
Me jelek, me maska, me radio marrëse, me armë i kanë patur të gjitha me vete.
Ky stil, të veshur si policia e shtetit?
‘Policia e shtetit, uli duart poshtë’- më thanë. Të pajisur komplet si policisë. 18:30 ka qenë ora, sa erdhëm në shtëpi. I thash djalit erdhi një makinë, po dal të shikoj te porta. “Policia e Shtetit” më thanë.. Kështu vjen policia u thash dhe i shava. Unë i shava më shanë dhe ata dhe u mbërthyem. Dy më kapën mua ndërsa njeri iku. Ata ishin të maskuar, vetëm sytë dukeshin. Njeri më hodhi prangat, bënte kontroll, ndërsa dy më mbanin mua.
Ndërkohë vëllai i Fidel Caushajt, Pronjo Caushaj, thotë se një ditë më parë të njëjtët persona tentuan të grabisin në shtëpinë e tij.