BallinaAktualitetEva Dumani refuzoi të kthehej, gazetari: Janë 6 gra që janë larguar,...

Eva Dumani refuzoi të kthehej, gazetari: Janë 6 gra që janë larguar, bashkëshortja e xhihadistit të vrarë po i keqinformon

spot_img

Eva Dumani, historia e së cilës është tashmë e njohur për të gjithë, vijon të jetë në kampin e ferrit, Al Hol në Siri, ndërsa refuzoi të kthehej me vëllain e saj, Endri Dumani.

I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Taulant Kopliku, tha se janë 6 gra në kam, që kanë krijuar një grup dhe janë larguar, e bashkë me to është edhe Eva Dumani.

Sipas tij, kjo për faktin se në kamp është përhapur thashetheme se ato do t’i dërgojnë diku tjetër, e madje do i vrasin. Sipas tij, pas kësaj qëndron bashkëshortja e xhihadistit të vrarë, Almir Daci.

“Janë 6 gra që kanë krijuar një grup dhe janë larguar së bashku me vajzën Dumani, organizatorja është bashkëshortja e xhihadistit të vrarë Daci, mbase nga frika se mos i ndodhte diçka, ka përhapur fjalë se ata do t’i dërgojnë diku tjetër dhe madje dhe se do ti vrasin”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular