Mbrëmjen e sotme u publikua një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni.
Në audion e siguruar nga News24 dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi një gjë e tillë mund t’i rrezikojë jetë.
EVA: NA LINI REHAT, TË IKIM TAMAM NË SHQIPËRI. ALLAHU E DI NGA NA ÇOJNË, NA SHESIN. MË MIRË RRI URTË DHE BËJ DURIM, DERISA TË VIJË SHTETI E TË IKIM TAMAM SI GJITHË SHQIPTARËT. NA KANË PARË NEVE, NA KANË REGJISTRUAR DHE NA KANË THËNË QË DO NA MARRIN SHPEJT.
DAJA: THIRRJA E EVËS ATJE THOTË ‘RRI URTË O DAJË, SE PO NA PRISH PUNË, TI NUK E DI SA KEQ ËSHTË NDËRHYRJA JOTE. ME KËTË MUND TË NA SHESIN, MUND TË NA VRASIN’.