BallinaSocialeHeronjte e drites te braktisur nga qeveria, te paret ne kontribute dhe...

Heronjte e drites te braktisur nga qeveria, te paret ne kontribute dhe te fundit ne shperblime

Shumë herë në shtypin shqiptar kemi parë të flitet për shtesa të pensioneve në profesione të ndryshme për minatorët, naftëtarët, ushtarakët, arsimin dhe shëndetësine por, asnjë fjalë për minatorët e hidrocentraleve që punonin në kushte të vecanta ne token shqiptare . Asnje fjale  per  shoferët e tonazheve te renda edhe keta me kushte te veqanta nga gjith shoferet e territorit shqiptar. Edhe manovratorët e makinerisë së rëndë dallonin në vështirësitë e tyre nga gjithë kolegët. Për ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për qeveritarët që nuk i paskan njohur sakrificat e punonjësve të ndërtimit në kaskaden e Drinit, po u përshkruajmë gjithë zhvillimet e jetës së tyre 18 vjecare.Në vepren më të madhe ndërtuese , atë të hidrocentralit të Fierzës ku 40.000 punonjës  morën pjesë me afate të përherëshme dhe të perkohëshme , projekti madhështor i kësaj vepre, kërkonte sakrifica të mëdha për tu zbatuar. Në këtë projekt, vepra më madhështore ishte diga me një lartësi 167 metra,që në atë kohë quhej më e madhja në Europë dhe baza kryesore për ndërtimin e sajë ishin minatorët,qe nëpërmjet plasjeve masive siguronin prodhimin e gurit. Punimet nëntokësore për hapjen e galerive të plasjeve masive, ishin më të vështirat në të gjithë Shqipërinë . Minatorët e këtyre galerive , gjatë gjithë turnit të punës ishin të detyruar të qendronin të kërrusur pa drejtuar trupin nga ngushtësia e galerive. Pluhuri i gurit dhe era helmuese e dinamitit ishin prezent gjatë gjithë orëve të punës. Në 3 katet e sektorit të gurorës gjatë netëve të akullta të dimrit qëndronin zjarre të ndezura ku nxeheshin me radhë minatorët. Këta minatorë përvec vështirësive të përgatitjes së plasjeve, kishin gjithashtu vështirësi të mëdha edhe në shfrytëzimin e gurit të prodhuar. Nga sheshi i katit të parë deri në krye të katit të tretë , ishte një lartësi deri 100 metra dhe skrapatat e formuara nga gurët e shkrifët ishin një rrezik i madh gjatë punimeve për minatorët dhe maovratorët e ngarkesave të makinave të transportit. Ngurimi i masivëve të gurit të shkriftë, krijonte rrezik dhe ndonjëherë kërkohej ndërhyrja e artilerisë ushtarake që ndodhej përtej lumit Valbona përballë gurorës, për të çliruar masivet e gurëve me bombardim. Në qindra meter tunele në kaskaden e Drinit punohej në kushte nëntokësore. Megjithë hapsiren e madhe që kishin këto tunele, me 18 meter lartësi dhe 12 gjërësi, ditë e natë qëndronin në gjysëm errësirë nga pluhuri i premekësve çpues të shkëmbit, nga djegja e karburanteve të mjeteve ngarkuese dhe atyre transportuese që merreshin me pastrimin e tuneleve. Parku më i madh i makinave në të gjithë Shqipërinë ,për nga tonazhi , ishte ai i Fierzës. Shoferët e këtij parku përballeshin me vështirësitë e stinës së dimrit. Ishte teper e vështirë të ngjitej e të zbritej me këto mjete të tonazhit të madh në borë e në akull, në kthesat malore të gurores dhe ato të digës. Për punonjësit e tre hidrocentraleve në kaskaden e Drinit nuk kishte asnjë herë ditë festash për ndërprerjen e punës. Ky kolektiv punonjësish, më i madhi në Shqipëri përbëhej nga banorë nga të gjitha rrethet. Kështu që asnjë kolektivi tjetër nuk i takonte të ishte ne shkëputje aq të gjata me familjet e tyre. Që të shkonin në Sarandë, Delvinë,Korçë dhe Vlorë, duheshin 4 ditë vajtje e ardhje pa përmendur shpenzimet e udhëtimit të asaj kohe. Por gjithë këto vuajtje ishin të harruara para tragjedive të shumta njërëzore. Në ndërtiminn e këtyre veprave të mëdha nga aksidentet në punë u shkaktuan vdekjet masive më të mëdhajat në të gjithë Shqipërinë në punimet e nëntokës dhe mbitokës. Vetëm në hidrocentralin e Vaut të Dejës, vepra më e vogel mbi lumin Drin, per 3 vite e gjysëm vdiqen 51 përsona ku vetëm në muajin Maj 1969 vdiqen 10 vetë. Në hidrocentralin e Fierzës 2 raste të vdekjeve masive morën jetën e 21 përsonave brënda disa sekondash , me 13 minatorë të brigadës së Shaban Gjokës nga shëmbja e masivit te dheut, nga pastrami i shpatullës së majtë të digës dhe 8-të tjerë minator në galeritë e plasjeve masive në sektorin e gurorës nga shkrepja e rrufesë në 3 ton dinamit i vendosur në një nga këto galeri.

Ishte data 12 tetor 1983 ku gjithë punonjësit e veprës së madhe do festonin për suksesin e arritur të vënjës në shfrytëzim të kësaj vepre. Në momentin që po zhvillohej ky miting, 8 minatorë ndodheshin të vdekur në thellësi të kësaj galerie akoma brënda galerisë për tu strehuar nga shiu pa u marre vesht me asnjë nga kolegët e tyre. Kjo vdekje ishte aq e tmerrëshme , sa gjithe ata që tentonin të futeshin në galeri për të nxjerr kufomat mbeteshin të asfiksuar. Ata u nxorrën vetëm kur arriten nga Tirana me helikopter grupet e specializuara me mjete dhe veshje kunderkimike . Përveç këtyre rasteve që përmendëm, pati dhe aksidente të tjera me vdekje, si qarkullimin e mjeteve rrugore, rryma elektrike, mbytje ne ujë etj.Këto ngjarje tragjike bënë që të visheshin me të zeza qindra nëna, gra dhe motra shqiptare. Qindra fëmijë mbeten jetimë për babatë e tyre.
Veprat e këtyre heronjve janë sot shtylla kurrizore e financave shqiptare.Në lidhje me këtë, me rastin e 70 vjetorit të krijimit të ndërmarrjes elektro-energjike, tetor 2019, nga diskutantët specialist u tha që vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2018 , kur prurjet e Drinit ishin të bollshme janë fituar 11 miliardë lekë të reja, pa llogaritur furnizimin e brëndshëm. Eshtë për të ardhur çudi që gjatë 18 viteve që ndodhen këto ngjarje sa tragjike dhe të lavdishme, asnjë nga mediat e asaj kohe të shkruara as elektronike nuk shkruan as folën një fjalë. Ju lutem, ju zotëri qeveritarë që administroni këtë pasuri, një ndër më të madhen në shtetin shqiptar, të kini parasysh shpërblimet ligjore në bazë të sakrificave dhe kontributeve tona për pasardhësit tanë.

Zef Zeka|
Minator

Rifat Qera
Shofer i Tonazheve te Renda

Nikolla Shkoza
Manovrator i makinerise se Rende

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular