Mediat gjermane paralajmërojnë masa të reja të ashpra që do të hyjnë në fuqi nga e hëna e 2 nëntorit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Gazeta Bild dhe DPA thonë se në bisedimet e Angela Merkel me krerët e landeve gjermane, që ende po vijojnë, nga ora 13:00 kur nisi diskutimi, ajo shpreson të bie dakord për një datë fillimi të një izolimi të ri, për të frenuar përhapjen e virusit.
Sipas DW, ndërsa Gjermania po përballet me shifra infektimesh që rriten me shpejtësi nga dita në ditë, Kancelarja Angela Merkel mblodhi udhëheqësit e 16 landeve të Mërkurën për të diskutuar nëse do të vendosnin apo jo një bllokim të dytë.
E mërkura kishte shkallën më të lartë të infeksioneve të reja ditore në Gjermani, mbi 14,000 raste dhe shifrat e fundit tregojnë se rreth 25% e shtretërve në repartet e kujdesit intensiv të Gjermanisë janë të lira.
Shtypi gjerman njoftoi përpara takimit se Merkel dëshiron një “mini- bllokim”, një strategji më pak e ashpër se masat që çuan shoqërinë gjermane dhe aktivitetin ekonomik në një ngërç gjatë pranverës.
Kjo do të thotë se shkollat dhe kopshtet do të mbesin të hapura, por restorantet, baret dhe disa dyqane do të të paktën për një muaj.
Evendet dhe organizimet e mëdha do të anuloheshin dhe rekomandohen anulimet e udhëtimeve të panevojshme.