I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte sot mjeku Erion Dasho.
Temë e diskutimit ishte situata jashtë kontrollit e koronavirusit në vendin tonë dhe masat e marra nga qeveria, ku në ditët e fundit janë shtuar tepër rastet e reja dhe vdekjet nga ky virus.
Sipas mjekut Dasho, situata me Covid-19 është jashtëzakonisht e rëndë dhe masat e marra nga qeveria nuk janë të duhurat, pasi siptalet Covid 3 dhe 4 nuk janë të specilizuar dhe personeli mjekësor ka nevojë për investim.
‘Spitalet Covid 3 dhe 4 jo të mirëfilltë për trajtimin e të sëmurëve më koronavirus. Godina e Universitetit nuk mund të kthehet në spital. Investimi në personelin mjekësor është zgjidhja. Këto nuk janë zgjidhje. Duhet mbështetur mjeku I familjes, të ketë mundësinë ti ndjeki pacintët në shtëpi. Tjetër gjë e nevojshme është alternimi I mjekëve të familjes me spitalet, nëse është e nevojshme që pacienti të shtrohet. Nëse nuk ka dyndje në spitale, numri i vdekjeve ulet. Nëse ka dyndje rritet mundësia për rritjen e viktimave’, ka thënë Dasho.
Lidhur me numrin e lartë të rasteve të reja me Covid, Dasho u shpreh se në bazë të raportit që del nga testimet, ne duhet të kryejmë 5 mijë teste në ditë që të jemi në gjendje të reagojmë në mënyrën e duhur.
‘Sipas llogarive, kemi 22 % të testimeve që dalin pozitiv me Covid. Në bazë të këtij raporti, sot duhet të bëjmë 5 mijë teste. Duhen më shumë teste pasi kjo është thembra e Akilit. Nuk I kemi paraprirë zinxhirit të transmetimit’.
Sa mund të jenë numri real I të infektuarve?
‘Para pak javëve kur kemi pasur 100 deri 200 raste në ditë, llogaritej të ishte 800. Sot kemi reth 2 mijë raste. Brenda muajit I bie të kemi 60 mijë raste. Nuk është koha për krenari dhe mburrje. Është koha për të marë masa për testimin dhe gjurmimin e rasteve. Në anën tjetër duhet investim për spitalet dhe medikamentet’.
Gjithasht ushqetësuese është rënia e moshës mesatare të infektimeve dhe vdekjet nën moshën 65 vjec, theksoi Dasho.