BallinaKryesoreNa paska ardh prapë ndrikulla! Dibranët nuk i besojnë më aktorëve të...

Na paska ardh prapë ndrikulla! Dibranët nuk i besojnë më aktorëve të dosjes 184!

Nga Xhemal Gjunkshi
Na paska ardh prapë ndrikulla në Dibër !
Dashka ” Edhe një “…!
“Edhe një” çfarë ?
Një grua në sallën bosh…?!
Si mund të kërkosh edhe një, kur në tetë vjet gratë e Dibrës shohin veç përçmimin dhe mjerimin Rilindas.
“Edhe një” të ri ?!
Po për çfarë duhet ti shkojnë të rinjtë , për spastrimin që po i bëjnë Shqipërisë duke degdisur rininë e pashpresë rrugëve të botës.
“Edhe një” infermiere ?!
Po pse duhet të vijë një infermiere , kur ju as nuk rritët rrogat , as kushtet e punës as shërbimet , madje rritët presionin duke u mbledhur edhe kartat e miqve të largët për tu vjedhur votën.
Tregojuni Dibranëve pse i mblidhni kartat e idenditetit me detyrim, me dhunë?!
Sigurisht nuk ju dalin llogaritë!
“Edhe një” mësues ?!
Po çfarë keni bërë ju për mësuesit … pse duhet të të vijnë ?! Po si mund ti besojë një mësues “sektit” tuaj mafioz? Kush i ka nënvleftësuar më shumë se ju mësuesit , që nga shkarkimi i mësuesve të vjetër e me përvojë dhe zëvendësimi i tyre me militantë, vendosje e drejtuesve pa arsim ose nën nivelin mesatar , apo edhe prishja e kontratës muajt e verës për tu vjedhur rrogat .
“Edhe një” Student
Si mund të kërkoni t’ju zënë besë studentët , kur ju të vetmin Universitet në gjithë Veri Lindjen e mbyllët. Mos i merrni për budallenj studentët se ato e dinë mirë se ju ua keni dyfishuar pagesat. Ju besoni se i mashtruat studentët kur me mënyra mafioze dhe taktika të sigurimit të shtetit prishët kauzën e protestës studentore ?
JO ! Kusurin nga studentët do ta merrni me 25 prill.
“Edhe një” kryefamiljar ?!
Po ju e keni goditur familjen në të gjitha anët , me taksa , me gjoba , me çmime më të lartat në rajon. Ju i keni bërë kryefamiljarët “si ajo lëkura që sa herë ta shkundësh del pak pluhur” , edhe ju sa herë u duhen para shpikni nga një taksë a gjobë të re ,dhe ua jepni klientëve me nga 20 mil€.
“Edhe një” punonjës administrate ?!
Po ju nuk keni fare administratë… ju keni çuar nëpër zyra militantë , flamurtarë të sektit të Rilindjes, ndërsa ato punonjës të ndershëm të administratës nuk vijnë më pas teje , edhe socialistët e ndershëm nuk ju besojnë më ju , sepse ju nuk përfaqësoni Partinë Socialiste , jo , ju përfaqësoni “sektin” e ndyrë të Rilindjes , jeni të dërguarit e mafias në qeveri.
“Edhe një” pensionist ?!
Po a keni moral ti kërkoni pensionistët ? Po ju i keni fyer më shumë se kushdo tjetër . Ju i latë pensionistët nëpër sportele postash , duke u tallur me ta …e për çfarë për një rritje 6 mijë lekë (të vjetra) në 8 vjet.
“Edhe një” bujk apo blegtor ?!
Cilin nga këto ke mbështetur ti bashkë me rilindjen në 8 vite ? Sa ferma ke mbështetur me subvensione e grante ? Sa tufa bagëtish janë shtuar në 8 vitet tuaja ?
Ju nuk keni turp !
Ju nuk skuqeni dhe kërkoni prapë ti mashtroni .
Në fund të fundit ju “sekt” mashtruesish e hajdutësh jeni.
“Edhe një” biznesmen ?!
Ju në 8 vite keni çuar në faliment më shumë se një të tretën e bizneseve , dhe ato që ende nuk kanë ulur qepenat hanë nga “dhjami” i vet. Po kë nuk goditët ju që të shpëtonin bizneset , ju veç “kolektivizim” nuk keni bërë akoma se jeni në hapat e paraardhëve tuaj njësoj si “ato” të 1946-tës .
“Edhe një” …”Edhe një” , çfarë ?!
Dibranët stë besojnë !
Nuk i besojnë “sektit” tuaj !
Nuk i besojnë “mafias” së lyer me makiazh ministri pe Korçe !
Nuk i besojnë propagandës “me lugë bosh”
Nuk i besojnë krimit dhe kriminelëve me të cilët ju jeni lidhur pazgjidhshmërisht.
Dibranët nuk i besojnë më aktorëve të dosjes 184, aq më pak ty , një sekretare e “sektit” që lidh mafian me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë.
Edhe një … Edhe një , po edhe një dritë në tavanin e sallës së kulturës nuk e keni vënë …!
Këtë ska nevojë të ta them unë …
Ta ka thënë fotografi yt .
Kur nuk të vijnë njerëzit në sallë fotografo tavanin, të paktën gënjeni veten me prozhektorët e vjetëruar…
Dibra nuk ju do më , ndaj ikni… “ikni natën” pa ju parë kush!
Ju dhe lukunia e hajdutëve jeni zënë me presh më dorë duke vjedhur në Dibër , dhe dibra nuk jua preu dorën , por ua ka thënë fjalën “ikni pa nder”!
Ju që nuk keni “cipë” mund ti mblidhni prapë Gjiknurët, Beqet, Lalët, por para se ta bëni këtë u thoni Dibranëve çfarë keni sjellë përveç mjerimit , përçmimit , nënshtrimit dhe shpopullimit.
Ju nuk e vutë “Edhe një” dritë , ndaj ikni ose po nuk ju “skuq” faqja , rrini se do të shihni tavanin me 25 prill.
You, Ilir Nikolla, Red Varaku and 108 others
12 Comments
17 Shares
Like

 

Comment
Share
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular