Një mësuese muzike ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin Covid në Tiranë, e pak orë më vonë edhe vëllai i saj. Irena dhe Agron Bajlozi ishin të infektuar me Covid-19 dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore i kishte detyruar mjekët t’i shtronin në spital, por nuk e fituan dot betejën me këtë sëmundje.
Tragjedia që pllakosi sot këtë familje vjen pas asaj të disa viteve më parë, ku Agron Bajlozi kishte humbur djalin e tij adoleshent në atë kohë.
Në këtë ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, mbetën të vrarë edhe dy shtetas të tjerë.
Mësohet se Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.