BallinaKryesoreVotimi i Kodit pa pritur opinion e Venecias, McAllister: Ndryshimet e njëanshme...

Votimi i Kodit pa pritur opinion e Venecias, McAllister: Ndryshimet e njëanshme do thellonin klimën e mosbesimit. Për konferencën e parë ndërqeveritare do ishte…

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka reaguar përmes një shënimi në Twitter pas deklaratave të socialistëve se Kodi Zgjedhor do votohet ditën e nesërme.

Teksa shpreh shqetësimin për këtë vendim, Mcallister thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit , çka do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Extremely concerned that, despite national and international calls, urging to ëait for an opinion of the Venice Commission, the vote for changes to the #Albania‘s Electoral Code have been scheduled for tomorroë.

— davidmcallister (@davidmcallister) October 28, 2020

 

 

Unilateral changes to the agreement could further entrench the climate of mistrust and polarization in the run-up to the general elections of 25 April 2021. They ëill be counterproductive to the efforts of opening the first intergovernmental conference by the end of the year.

— davidmcallister (@davidmcallister) October 28, 2020

 

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular