BallinaKronikeEMRAT/OFL ‘ultimatum’ 5 të ‘fortëve’ të dënuar për vjedhje dhe vrasje: Keni...

EMRAT/OFL ‘ultimatum’ 5 të ‘fortëve’ të dënuar për vjedhje dhe vrasje: Keni 48 orë kohë për….

spot_img
spot_img

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurive 4 ‘të fortëve’ në Tiranë dhe një personi të dënuar për vrasje në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për shtetasit, Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), Rigers Leka, Medi Peposhi”.

Këta të fundit kanë 48 orë kohë për të justifikuar burimin e pasurisë së tyre.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Artan Brahja , banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Rigers Leka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thekson OFL.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular