BallinaKronikeEMRI/“Më jep 10 mijë euro, ose të vrava”! I riu në Tiranë...

EMRI/“Më jep 10 mijë euro, ose të vrava”! I riu në Tiranë kërcënon bashkëqytetarin, arrestohet

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në pranga ka rënë shtetasi Fletur Zani, pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I.

Mesohet se 31-vjeçari i ka kërkuar 10 mijë euro bashkëqytetarit I. I.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Kapen dhe ndalohen dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar.
Nga specialisët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular