Numrat e infeksioneve të koronavriusit gjithnjë e në rritje në Itali, duket se po projekton vendin drejt skenarit 4, skenari më serioz i parashikuar në dokumentin për “Parandalimin dhe reagimin ndaj COVID-19”, i hartuar nga Instituti Superior i Shëndetit.
Rritja e shpejtë e rasteve të regjistruara midis 12 dhe 18 tetorit, e ka shtyrë indeksin Rt mbi 1.5.
Indeksi Rt ilustron potencialin për transmetimin e një virusi, dhe kjo është arsyeja pse ai është i lidhur ngushtë me një bllokim të mundshëm. Një vlerë Rt që qëndron në 1 tregon se mesatarisht një person me koronavirus mund të infektojë një tjetër.
Vetë Kryeministri italian, Giuseppe Conte, raportoi se indeksi Rt ka arritur pragun kritik të 1.5.
“Numri i pozitiveve është rritur në mënyrë shqetësuese dhe është e vështirë të gjurmosh zinxhirët e transmetimit, siç po ndodh në shumë vende evropiane. Pamja epidemiologjike po shkakton presion të rëndë në spitale, me një rritje të konsiderueshme të njerëzve të shtruar. Nga e gjithë kjo del nevoja për masa më kufizuese “, tha ai.