Amerika vijon të jetë në kolaps pas trazirave që shpërthyen me vrasjen nga policia të një afro-amerikani, Walter Wallace.
Por nëse shumë individë zbarkojnë në rrugë për tu përplasur me policinë dhe për të gjetur të drejtat e tyre, me karakter racor, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për një burrë.
Ai e ka shfrytëzuar thyerjen e xhamave të dyqaneve nga protestuesit për të marrë një lavatriçe të re në shtëpi.
I maskuar dhe me kapuç në kokë, burri ende i paidentifikuar shihet teksa shtyn me karrocë lavatriçen e vjedhur tek një dyqan aty pranë.
Episodi është filmuar në momentin kur një gazetar po raportonte në televizion, me pamjet që janë bërë më pas virale.