BallinaAktualitetI vunë tritol në Vlorë/A është 69 vjeçari bashkëpunëtor i SHISH, ja...

I vunë tritol në Vlorë/A është 69 vjeçari bashkëpunëtor i SHISH, ja pistat ku po hetohet

spot_img
spot_img

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e lëndës plasëse në portën hyrëse të banesës së shtetasit Tahsim Xheladin Banushaj, në Vlorë.

Ndërsa 69-vjeçari deklaroi të mos kishte konflikte me askënd, pistat ku policia po heton janë dy.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shkak për vendosjen e tritolit mund të jetë puna që bën Banushaj, pasi dyshohet të jetë bashkepunëtor i SHISH.

Por nuk mbetet pas as pista e ndonjë konflikti të mundshëm që kanë pasur jashtë shtetit fëmijët e tij.

Vetë Banushaj deklaroi pak pas ngjarjes se mendoi që ishte tërmet kur dëgjoi shpërthimin. “Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kuptoj e i kthehem gruas i them: Grua qenka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular