BallinaAktualitetNdërron jetë në moshën 73 vjeçare ish-kryeministri i Turqisë

Ndërron jetë në moshën 73 vjeçare ish-kryeministri i Turqisë

spot_img
spot_img

Ahmet Mesut Yılmaz, ish- kryeministër i Turqisë në vitet 1990 ka ndërruar jetë sot në një spital të Stambollit, në moshën 73-vjeçare.

Mjekët nga Spitali Florence Nightingale, njoftojnë se Yılmaz, vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit. Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i Partisë Anavatan (Mëmëdheu) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999. I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular