Analisti Kim Mehmeti, komentoi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV edhe krijimin e disa partive nga e djathta në prag të zgjedhjeve.
“Ato janë parti të djathta që dëmtojnë të djathtën dhe ndihmojnë të majtën. Gjatë këtyre tre dekadave, Shqipëria ka prodhuar shumë ligësi politike. Shqipëria do ta vuajë shumë këtë periudhën kur duhet të bëhet pastrimi i plehut dhe ligësisë politike.
Nuk është prodhuar më shumë pleh e ligësi politike gjatë këtyre dy mandateve të Ramës. Mbi grumbujt e plehrave nuk lindin lule, por vetëm ferra. Çfarë i bën ato parti të ndihmojnë falas Piktorin? Çfarë ligësie duhet të kenë këta njerëz që po e bëjnë këtë gjë”, tha ai.
“Më 25 prill shqiptarët duhet të tregojnë sa e duan Shqipërinë,” tha Kim Mehmeti.
I pyetur për emrin e Jozefina Topallit, ai tha se “një pjesë e politikanëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria u ka borxh dhe jo ata i kanë borxh Shqipërisë. Ata i dhanë Shqipërisë grindje dhe jetojnë shumë mirë”.
“Piktori arriti të shkatërrojë të majtën dhe PS-në,” tha Mehmeti.