BallinaAktualitetRexhep Rushiti humbi edhe nënën në minierë, tetë fëmijë mbetën jetimë nga...

Rexhep Rushiti humbi edhe nënën në minierë, tetë fëmijë mbetën jetimë nga ngjarja e fundit

spot_img
spot_img

Ismail Hoxha, pronari i galerisë, ku u shënua ngjarja tragjike, ka lënë pas dy fëmijë jetimë, ndërkohë dy minatorët nga tre fëmijë. Në Dibër dhe Bulqizë janë organizuar dhe ceremonitë mortore, ku të afërmit kanë ngushëlluar familjarët për humbjen e tyre. 

Për shkak të pandemisë, pjesëmarrja ka qenë më e pakët, ndërkohë që Bashkitë Dibër e Bulqizë kanë premtuar se do t’u qëndrojnë afër fëmijëve të viktimave. Banorë të Bulqizës u shprehën se për familjen Rushiti ngjarjet tragjike nuk kanë të mbaruar. Dy vite më parë nëna e Rexhep Rushitit ndërroi jetë pasi u aksidentua nga një fadromë që lëvizte kromin në zonën mineralmbajtëse të Bulqizës. Marjana Rushitin e kanë zënë poshtë gurët, ku si pasojë ndërroi edhe jetë.

TRAGJEDIA

Ndërkohë, Fiqiri Muça, administrator i njësisë Selish të në rrethin e Dibrës është shprehur se mbrëmjen e së mërkurës vëllai i Ismailit e ka telefonuar duke i thënë se vëllai i tij dhe tre minatorë prej tri ditësh kanë humbur çdo kontakt. Ata flinin në një barakë në mal, afër galerisë.

Megjithëse familjarët u telefononin pa pushim atyre asnjëri nuk përgjigjej. “Unë, shprehet Muça, u ngjita bashkë me ekspertët, Policinë, familjarët dhe ish-minatorët në Shtrungas. Fillimisht, pamë barakën ku flinin dhe ushqeheshin tre minatorët. Rrobat e tyre ishin varur në gozhdë. Edhe celularët ishin në xhepat e xhupave. E kuptuam se diçka e keqe kishte ndodhur.

Specialistët bënë matjen e gazrave në hyrje të galerisë dhe konstatuan se sasia e tyre ishte e lartë dhe problematike për të hyrë në minierë. U ndezën kompresorët dhe u krye ajrimi i tuneleve. Ekspertët dhe ishminatorët e kësaj galerie hynë të parët brenda.

Brenda pak minutave dolën dhe na thanë se Hoxha, Çesku dhe Rushiti ishin të pajetë në galeri”, ka thënë Muça. Ndërkohë, mësohet se trupat e pajetë janë gjetur 2-3 metra larg njëri-tjetrit. Nga hetimet e deritanishme thuhet se shkak i ngjarjes tragjike ka qenë asfiksia në minierë për shkak të sasisë së madhe të gazrave. Thuhet se në galeri nuk janë konstatuar shembje të tavanit apo mureve anësore të minierës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular