Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i përçmon punonjësit e policë, të cilët sipas tij, i ka përdorur që në ditën e parë kur ka marrë postin.
Duke reaguar ndaj deklaratave të djeshme në Parlament të Lleshajt, i cili i tha deputetit Myslim Murrizi se “polic kishte qenë dhe polic ka mbetur”(video më poshtë), Salianji shprehet forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Reagimi:
Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla për t’i përdorur në shkelje të ligjit.
Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!
Mos i prano më palaçot në pushtet!